Pallati i Sportit ‘Dhimitraq Goga’

Pallati i Sportit ‘Dhimitraq Goga’ është një investim modern dhe mjaft i rendesishëm në komunitetin e basketbollit ne Shqipëri e rajon. I inaguruar më 18 Mars 2018, Pallati i Sportit ka një kapacitet prej 800 vendesh si dhe ambiente e pajisje moderne, certifikuar nga FIBA dhe duke plotësuar të gjitha kushtet për ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. Ky Pallat Sporti është investimi i parë privat në llojin e tij në vend, dhe mban emrin e basketbollistit të shquar durrsak ‘Dhimitraq Goga’

Pallati i Sportit ‘Dhimitraq Goga’ është kthyer tashmë në një qëndër sportive mjaft e njohur në rangun kombëtarë ë ndërkombëtarë pasi janë luajtur ndeshje të ndryshme si pjesë të Kampionatit Superligës së Basketbollit në Shqipëri, Liga Unike, Kampionat kombëtar të Volejbollit, Kampionat Europian të Volejbollit të moshave, ndeshje të Kombëtares Shqipëtare të Basketbollit, kampionat Taekëendo të moshave, e më gjerë.

  • Kapacitet 800 vende
  • 6 dhoma zhveshje
  • 1 salle takimesh
  • 1 palester force
  • 1 dhome mjeku dhe ambulance
  • Sistem Led wall dhe audio
  • Sistem eletronik pikesh
  • Ambient per media e kamer
  • Sistem ajrimi dhe kondicioneri
  • Sistem kamera sigurie

Strukturat trajnuese dhe akomoduese

Qendra sportive Goga është një sktruturë moderne sportive me një sipërfaqe totale prej 15.000 m2. Struktura përbëhet nga Pallati i Sportit ‘Dhimitraq Goga’, fushat e jashtme të basketbolit, fusha e tenisit, pishina gjysem olimpike dhe struktura akomoduese prej 20 dhomash.

  • Salla A – fusha kryesore me mbi 800 vende spektatoresh e cila përdoret kryesisht për ndeshje kombëtare e ndërkombëtare, e certifikuar nga FIBA.
  • Salla B – fushë me përmasa standarde 38 m x 22 m. E pajisur me 8 kosha basketbolli, kjo fushë është e përshtatshme për kurse basketbolli e trajnime në lojra me dorë. Salla ka katër dhoma zhveshje, tualet, sistem kondicioneri dhe ndricim led.
  • Fushat e jashtme – dy fusha basketbolli me përmasa 25 m x 14 m dhe fushë tenisi me përmasa 36 m x 18 m. Fushat janë të ndërtuara me cilesi maksimale në parket dhe ndricim, duke ofruar një ambient fantastik shfrytëzimi gjatë verës dhe jo vetëm.
  • Pishina – Pishina është gjysëm olimpike me përmasa 25 m x 12 m dhe thellësi 1.5 m. Pishina ka 5 linja gare dhe është e përshtatshme për kurse noti, kompeticione të ndryshme, kampe verore dhe evente të ndryshme.
  • Akomodim – Në Qendrën Sportive Goga ndodhet një hotel sportiv me kapacitet 20 dhomash. Dhomat janë të llojeve të ndryshme, duke filluar nga dhome teke deri ne dhome me 5 shtreter, me nje kapacitet maksimal rreth 70 shtreterish, e përshatshme për grumbullime ekipesh, paketa grupesh apo kampe verore. Struktura akomoduese përmban gjithashtu ambient bari e mense.

Fushat dhe ambientet e qendres sportive Goga mund të jepen me qira përdorimi për aktivitete të ndryshme sportive, panaire, evente korporatash, koncerte e më gjerë.

Paketa grupesh

Qendra sportive Goga është ideale për organizime grupesh, si në rastin e ekipeve profesionale të cilet grumbullohen para ndeshjeve të rëndësishme, ashtu edhe për grupe të organizuara klubesh sportive, vendase e të huaja. Në bashkëpunim me agjensinë turistike ‘Spot Albania’, qendra sportive Goga ofron paketa qendrimi duke alternuar aktivitetet sportive me turizëmin kulturor, e duke e kthyer udhëtimin në Shqipëri në një eksperiencë të paharrueshme.

Te interesuar per paketa grupesh? Dergoni kerkesen tuaj tek adresa info@spotalbania.com dhe agjentet tone te udhetimit do ju dergojne propozimin dhe planin me te mire te guidave sipas kerkesave tuaja.