Akademia Sportive Goga ofron programe basketbolli dhe kurse stërvitore për grupmosha nga 5-18 vjeç për djem e vajza. Akademia ka në skuadrën e saj disa nga trajnerët më të mirë të cilët udhëheqin këtë sport të mrekullueshëm me pasion dhe disiplinë tek të gjithë brezat. Ekipet ‘Goga Basket’ përfaqësojnë Akademinë në ndeshjet e organizuara në vend e më gjerë.
EKIPE PËRFAQËSUESE
Akademia përfaqësohet çdo vit në kampionate kombëtare me ekipet e saj të grupmoshave të ndryshme, djem e vajza. Ekipet të cilat federohen në kampionat fillojnë nga kategoria U14, U16 dhe U18, per djem dhe vajza. Akademia ndjek të gjitha procedurat e regjistrimit të lojtarit në Federatën Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe siguron që sejcili sportist të përfitoj sa më tepër nga kampionati dhe seancat stërvitore të zhvilluara në Akademi. Sportistët që janë pjesë e ekipeve kanë mundësinë të zhvillohen më tej si nga ana sportive ashtu dhe nga karakteri. Ekipet udhëtojnë nëpër rrethe për të zhvilluar ndeshje të kampionatit dhe miqësore, duke e kthyer kështu një eksperience të paharrueshme.
Bëhuni pjesë e një eksperience të paharrueshme ku ndërthuren sfidat e sportit me aventurat e skuadrës përgjatë sezonit emocionues.
KAMPE VERORE
Akademia organizon cdo vit kamp sportive verore. Programi i kampit është një javorë, nga mengjesi deri pasdite dhe përfshin kurse në sporte të ndryshme si basketboll, volejboll, not e tenis, si dhe mjaft lojra argëtuese dhe formuese. Programi i kampit është ideaur për të qenë si argëtues për fëmijët, ashtu dhe edukues ku cdo fëmijë ka mundësinë të bëj miqësi të reja dhe një eksperiencë të paharruar vere.
STREET BASKET
Akademia organizon evente të ndryshme në qytetin e Durrësit nëpërmjet fushës së saj të jashtme portative. Qëllimi mbetet promovimi i këtij sporti dhe kultivimi i tij në sa më shumë breza fëmijësh. Gjithashtu në këtë fushë të standardeve të larta organizohen kampionate 3×3 me ekipe nga Shqipëria dhe rajoni.